Site icon Telegrafi

Bogdani: Panucci me eksperiencë, më bëhet qejfi që është te Shqipëria

Kanë dueluar përballë njëri tjetrit si lojtarë por tashmë janë bashkëpunëtorë të ngushtë.

Trajneri i kombëtares së 19-vjeçarëve, Erjon Bogdani shprehet i lumtur që në stolin kuqezi është ulur një emër me peshë në arenën ndërkombëtare si Christian Panucci.
“Më bëhet shumë qejfi sepse është moshë e re dhe ka shumë eksperiencë si futbollist pasi ka luajtur në të gjitha ekipet më të mira të Europës. Besoj se ka për të bërë më të mirën për Kombëtaren”.
Bogdani sulmues dhe Panucci mbrojtës sigurisht që janë përplasur disa herë në fushën e lojës, por Bogu e pranon se duelet në fushë nuk i kanë armiqësuar asnjëherë, por me të ka ruajtur një marrëdhënie korrekte.

“Si lojtar nuk mund të flas unë sepse e tregon karriera që ka bërë. Kam luajtur shumë kundër tij dhe ka fituar shumë ndeshje ndaj meje. Kam pasur marrëdhënie të mira në fushën e lojës. Më bëhet qëjfi sepse e njoh dhe është njeri pozitiv. Për duelet duhet të pyesësh më shumë atë se sa mua. Kam fituar kundër Romës ndaj tij dhe kam marrëdhënie mjaft të mira”.

Në fund, Bogdani ndalet te programi i skuadrës që drejton duke paralajmëruar tre miqësore përpara eliminatoreve të muajit Tetor.

“Në 23 Gusht miqësore me Kazakistanin me U-18 pastaj në 29 Gusht dhe 2 Shtator do të ndeshemi me Gjeorgjinë që është një ekip shumë i mirë sepse ishin në 1/8-at e Europianit dhe do të uajmë me U-19 dhe më pas do të luajmë eliminatoret këtu në Shqipëri. Në këto tre miqësore dua të konsolidoj grupin. I kam parë lojtarët dhe do të marr më të mirët”.

Exit mobile version