Ish-sulmuesi Erjon Bogdani, ishte pjesëmarrës në Premio Maestrelli dhe për TMW Radio ka folur për Igli Taren dhe futbollin shqiptar.
Shqiptari ka vlerësuar lartë paraqitjet e Elseid Hysaj te Napoli, por edhe të Ledian Memushajt te Pescara.
“Kam raporte shumë të mira me Taren, kemi luajtur bashkë në Kombëtare dhe jemi miq”.
“Cili nga lojtarët shqiptar të ka befasuar më shumë?’ Futbolli shqiptar po rritet dhe ka shumë djem që kanë bërë famë teksa luajnë. Unë mendoj se Hysaj ka bërë mirë në kampionat, por edhe në Kombëtaren e Shqipërisë. Por, edhe Memushaj, është lojtar i madh”, ka thënë Bogdani.
40-vjeçari në të kaluarën në Itali ka luajtur për Regginan, Verononm, Sienan, Chievo, Livoron dhe Cesenan. /Telegrafi/