Telegrafi

Bogdanci nesër në referendum, qytetarët vendosin për minierën në Kazandol

Qytetarët në Komunën e Bogdancit nesër do të votojnë nëse janë kundër ose pro ndërtimit të minierës së bakrit në Kazandol. Të drejtë vote kanë 7 mijë qytetarë të regjistruar në listën zgjedhore, të cilët do të votojnë në 12 vendvotime, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Që referendumi të jetë i suksesshëm duhet së paku në votim të dalin së paku gjysma e të regjistruarve në listën zgjedhore. Shumica e qytetarëve që do të dalin në votim, do të vendosin edhe për vendimin përfundimtar, të cilin pushteti lokal duhet ta zbatojë.

Më 18-tin e këtij muaji referendum do të mbahet edhe në Dojran, ku qytetarët duhet të përgjigjen për çështjen e njëjtë./Telegrafi/