Votimi në referendumin në Bogdanci po zhvillohet pa probleme. Qytetarët deklarohen për “pro” ose “kundër” vazhdimit të punës së minierës së bakrit Kazandol dhe hapjes së minierave tjera në territorin e komunës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga Komisioni Komunal Zgjedhor, thonë se votimi po shkon sipas rregullave, ndërsa hapja e vendvotimeve është bërë në orën 07:00 të mëngjesit dhe nuk janë regjistruar parregullsi.
Në Komunën e Bogdancit të drejtë vote kanë 6918 votues. Që referendumi të shpallet i suksesshëm duhet që së paku të votojnë 51% e të regjistruarve në Listën Zgjedhore./Telegrafi/