Telegrafi

De Boer: Icardi nuk është kapiteni më i mirë i mundshëm, Handanovici është lideri më i madh i skuadrës

Mauro Icardi dhe Frank De Boer (Foto: Pier Marco Tacca/Getty Images/Guliver)

Ish-trajneri i Ineterit, Frank de Boer, ka thënë se Mauro Icardi shumë lojtar i mirë, por jo dhe kapiten.

Holandezi thotë se lideri i skuadrës zikaltër është portieri slloven, Samir Handanovic.

“Nuk mendoj se Icardi është kapiteni më i mirë i mundshëm. Janë disa gjëra tek ai që në realitet nuk i përkasin një kapiteni, si për shembull diskutimet e ashpra me tifozët”, ka shpjeguar De Boer për Algemeen Dagblad.

“Unë e lash atë që ta mbante shiritin e kapitenit, sepse nuk doja ta humbisja një lojtar të rëndësishëm si ai në momentin që mora drejtimin e skuadrës”

“Lideri më i madh në skuadër është portieri, Samir Handanovic, por që të jem i qartë, unë kurrë nuk kam pasur probleme me Icardin, ai gjithmonë e ka bërë pjesën e tij”.

“Më pëlqen shumë si lojtar. Që nga stërvitja e parë mund të kuptoje kualitetet e tij, ai shënon nga çdo kënd me një shpejtësi të mirë ekzekutimit”.

Lexo po ashtu Wanda Nara: Juve e ka kërkuar Icardin, por i vetmi kontakt mes tyre janë shtatë golat që Mauro ua ka shënuar

“Ai ka shënuar 109 gola në 187 ndeshje, mesatare më e mirë se një gol për dy ndeshje. Ai ka qenë golashënuesi më i mirë në Serie A dy herë në katër vitet e fundit dhe kjo thotë gjithçka”.

“Jam shumë kureshtar të shikoj se si PSV do ta menaxhojë atë”, ka thënë De Boer për fund. /Telegrafi/