Ish-trajneri i Ineterit, Frank de Boer, ka thënë se Mauro Icardi shumë lojtar i mirë, por jo dhe kapiten.
Holandezi thotë se lideri i skuadrës zikaltër është portieri slloven, Samir Handanovic.
“Nuk mendoj se Icardi është kapiteni më i mirë i mundshëm. Janë disa gjëra tek ai që në realitet nuk i përkasin një kapiteni, si për shembull diskutimet e ashpra me tifozët”, ka shpjeguar De Boer për Algemeen Dagblad.
“Unë e lash atë që ta mbante shiritin e kapitenit, sepse nuk doja ta humbisja një lojtar të rëndësishëm si ai në momentin që mora drejtimin e skuadrës”
“Lideri më i madh në skuadër është portieri, Samir Handanovic, por që të jem i qartë, unë kurrë nuk kam pasur probleme me Icardin, ai gjithmonë e ka bërë pjesën e tij”.
“Më pëlqen shumë si lojtar. Që nga stërvitja e parë mund të kuptoje kualitetet e tij, ai shënon nga çdo kënd me një shpejtësi të mirë ekzekutimit”.
“Ai ka shënuar 109 gola në 187 ndeshje, mesatare më e mirë se një gol për dy ndeshje. Ai ka qenë golashënuesi më i mirë në Serie A dy herë në katër vitet e fundit dhe kjo thotë gjithçka”.
“Jam shumë kureshtar të shikoj se si PSV do ta menaxhojë atë”, ka thënë De Boer për fund. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=rKIqXcibNb8