Site icon Telegrafi

Boehly nuk ka të ndalur, Chelsea ka thyer rekordin botëror për transferimin e një futbolliste

Chelsea ka kompletuar transferimin e sulmueses Mayra Ramirez nga Levante, me klubin spanjoll që tashmë ka konfirmuar se lodinezët kanë paguar një shifër rekord.

Marrëveshja mes dy klubeve thuhet se u mbyll për shumën e 450 mijë eurove ndërsa 50 mijë euro të tjera do të paguhen në formë të bonuseve.

Rekordi paraprak në futbollin e femrave mbahej nga Keira Walsh, e cila u transferua nga Manchester City tek Barcelona në një marrëveshje prej 400 mijë eurosh, që shkoi deri në 470 mijë me bonuse.

24-vjeçarja ka 30 paraqitje me Kolumbinë në nivel ndërkombëtar dhe i bashkohet “Bluve të Londrës” për të zëvendësuar yllin e tyre Sam Kerr, e cila po vuan nga një lëndim i ligamentit ACL.

“Unë jam shumë e nderuar që jam bërë pjesë e Chelseat. Të jem pjesë e një klubi kaq të madh është një ëndërr e bërë realitet dhe që e kisha që prej se isha e vogël”, ka thënë Ramirez për uebsajtin zyrtar të klubit.

Ramirez ka shënuar 20 gola në 34 paraqitje në Liga F për Levanten, ndërsa ka edhe pesë gola të shënuar me Kolumbinë./Telegrafi/

Exit mobile version