“Besa Trans” tani nuk ka licencë për të punuar, për të transportuar pasagjerë. Shërbimet tona aktualisht janë duke punuar, dje kam marrë dy raste të dy kompanive që kanë aplikuar për licencë, por të cilat janë refuzuar, thotë ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski në “Studio 10”.
“Rregullat e lojës janë të njohura, të gjithë palët e interesuara në shoqëri duhet të kryejnë aktivitetet e tyre sipas procedurave. Autobusi është “Mercedes” i vitit 2007, nuk jam ekspert që të them nëse ky autobus është i sigurt. Kam pasur një bisedë me kolegun tim bullgar, kemi lënë hapësirë nëse duhet të shkojmë së bashku në vendin e aksidentit, kemi komunikim të vazhdueshëm. Unë nuk shkova në Bullgari sepse atje shkuan kryeministri dhe dy kolegë. Edhe atje fjalën kryesore e ka Prokuroria”, thotë Boçvarski.
Më herët prokuroria bullgare njoftoi se janë konfirmuar katër viktima dhe 7 persona të lënduar./Telegrafi/