Hekurudhat e Maqedonisë janë para kolapsit. Politikat kriminale të OBRM-PDUKM-së janë në kurriz të punëtorëve dhe pronarëve të kompanisë të shtetit. Punëtorët janë në harresë, duke mos e ditur a do të qëndrojnë në punë, të frikësuar se mund të mbesin pa paga muajin e ardhshëm. Pas 10 vjet menaxhimi të Hekurudhave të Maqedonisë, udhëheqësia e OBRM-së ankohet për 1.5 milion euro të pësuara humbje, transmeton Telegrafi Maqedoni nga Plusinfo. Udhëheqësia nuk është ankuar në humbjen, kur në mënyrë të organizuar ka marrë anëtarë të partisë në të gjithë Maqedoninë në kundër protestë në Shkup.
Hekurudhat e Maqedonisë nuk duhej të ishin para kolapsit të punohet në mënyrë të përgjegjshme, të vyeshme dhe projekte të realizuara për prosperitet. Maqedonia është me infrastrukturë më të dobët në vend, tha Bllagoj Boçvarski, kryetar i Komisionit për Transport dhe lidhje të LSDM-së.
‘Linja Manastir-Kremenicë duheshte të jetë gati në vitin 2015. Ajo nuk u realizua, pastaj OBRM-PDUKM njoftoi për muajin mars 2016, pastaj për 2017. Linja jo vetëm që nuk ka përfunduar, në të kundërtën, ajo është në fazën fillestare të ndërtimit dhe nuk është funksionale, tha ndër të tjera Boçarovski. Kjo është provë e mëtejshme se për këtë qeveri janë më të rëndësishme tenderët dhe interes biznesi i Gruevskit dhe familjes, dhe jo nevojat e qytetarëve’, deklaroi Boçvarovski. /Telegrafi/