Milani nuk ka interesim që ta shesë Gianluigi Donnarumman te Paris Saint-Germian në këtë afat kalimtar veror.
Drejtori i Rossonerëve, Zvonimir Boban, ka thënë se ata nuk janë të interesuar që ta shesin portierin italian te kampioni i Ligue 1 në këtë afat.
PSG ka kohë që tenton ta transferojë portierin 20-vjeçar, mirëpo gjiganti italian dëshiron ta mbajë në skuadër, së bashku lojtarët si, Suso dhe Franck Kessie.
“Ne duam t’i mbajë këta lojtarë në skuadër”, ka thënë Boban në një intervistë për La Gazzetta dello Sport.
“Po punojmë që t’i arrijmë qëllimet tona në këtë sezon të ri dhe të tre lojtarë janë në planet e tona, andaj them se është e përfunduar që ata do të jenë këtu me ne”, ka shtuar më tej drejtoi i Milanit.
Donnarumma ishte shumë afër të largohej në afatet e kaluar nga Rossonerët, mirëpo më pas nënshkroi kontratën me një klauzolë prej 100 milionë euro. /Telegrafi/