Telegrafi

Boateng drejt Sassuolos

Boateng pas fitores në finalen e DFB Cup (Foto: Getty Images)

Duket se Kevin Prince Boateng është drejt një rikthimi befasues në Serie A.

Por, jo te Milani, këtë herë raportohet për një kalim te Sassuolo.

31-vjeçari në sezonin e fundit ishte pjesë e Eintracht Frankfurtit, ku ndihmoi skuadrën të përfundojë në pozitën e tetë që dërgon në kualifikimet e Ligës së Evropës. Por, edhe të fitojë në finalen e Kupës së Gjermanisë ndaj Bayern Munichut.

Kevin Prince Boateng duke festuar golin e Mario Balotellit në ndeshjen mes Milanit dhe US Alessandrias në TIM Cup (Foto: Getty Images)

Sipas Sky Italia, në sezonin e ri mund ta shikojmë Boatengin në Itali dhe atë duke nënshkruar kontratë tre vjeçare.

Besohet se ai ka gjetur gjuhë të përbashkët me Sassuolon, tani ka mbetur vetëm që klubet të pajtohen mes vete.

Lexo po ashtu Boateng në dashuri me Milanin: Refuzova Interin, Ancelotti mund t’i nxjerrë nga kjo situatë – Përdorni teknologjinë kundër racizmit

Sassuolo sezonin 2017/18 e kishte përfunduar në vendin e 11-të në tabelë.

Boateng në të kaluarën ishte edhe pjesë e Herths, Tottenhamit, Borussia Dortmundit, Portsmouthit, Schalkes dhe Las Palmasit. /Telegrafi/