Kevin-Prince Boateng këmbëngul se menaxheri i Brighton, Roberto De Zerbi është ‘më i mirë’ se legjendari se Pep Guardiola.
Ish-mesfushori i Milanit dhe Barcelonës u ul në një intervistë me TV Play për të diskutuar karrierën e tij.
Përveç kësaj, ganezi diskutoi edhe për disa nga shokët dhe trajnerët më të mirë me të cilët ka punuar ndonjëherë.
Megjithatë, vëmendjen e ‘vodhi’ një deklaratë për trajnerin legjendar të Manchester Cityt, Guardiola.
Shumë e konsiderojnë menaxherin spanjoll të Cityt si trajnerin më të mirë në botë, por Boateng ka ide të tjera.
“A është De Zerbi më i mirë se Guardiola? Unë them po”, ka thënë Boateng duke befasuar të gjithë. /Telegrafi/