Telegrafi

BMW X5 që lansohet këtë vit, do të jetë një SUV me ndryshime të mëdha (Video)

Bota e automobilizmit dhe transporti në përgjithësi, janë duke pësuar ndryshime rrënjësore.

Mirëpo, në aspektin e makinave sportive dhe familjare të njohura si SUV, nuk është duke u bërë sa duhet, transmeton Telegrafi.

Në këtë drejtim ka menduar BMW duke e krijuar modelin e ri X5 që lansohet gjatë këtij viti, shumë më ndryshe se paraardhëset.

Ky hibrid do të ketë motorin me 2.0-litra që arrin deri në 240 kuajfuqi, apo lëvizjen me bateri me bazë nga litiumi që prodhon 9.2 kWh.

Shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë e arrin për 6.5-sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale saj është 207 km/h. Mirëpo, po qe se është në funksionin EV, nuk arrin mbi 120 kilometra në orë.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni në detaje këtë veturë që del në shitje me çmimin fillestar prej 85 mijë dollarësh. /Telegrafi/