Telegrafi

BMW X5 fuqizohet më shumë nëpërmjet një modifikimit

Kompania AC Schnitzer ia ka shtuar dinamikën modelit X5, nëpërmjet disa ndryshimeve

Atyre që gjenerata e katërt e BMW X5 iu duket shumë e butë, kompania AC Schnitzer e ka fuqizuar më shumë nëpërmjet një modifikimi në sistemin e funksionimit, transmeton Telegrafi.

Në makinë është ndryshuar sistemi i pezullimit si dhe platforma i është ulur në masë të madhe, për të ulur qendrën e gravitetit, gjë që e bën më të shkathët në kthesa.

Shtimi i rrotave të reja me 22 inç, ka bërë që ky SUV të merr dukje edhe më sportive, ndërsa rrotat standarde ende ka mundësi të vendosen. Aerodinamika i është rritur këtij X5, nëpërmjet një shtrese që i është vënë në pjesën e përparme, si dhe një krahu në fund të tavanit.

Brendia nuk është lënë anash nga AC Schnitzer, që ka vënë pedale alumini, pushuese për këmbë si dhe shirita alumini në konsolën e përparme, duke ia bërë dukjen e BMW X5 shumë më të mirë. /Telegrafi/