Telegrafi

BMW X5 2024 mund të vijë me grilë të ndriçuar, sipas videos ngacmuese

Ne kemi më shumë prova se BMW X5 i rindërtuar do të debutojë shumë, shumë shpejt – në fakt, ndoshta më shpejt nga sa prisni.

X5 LCI – ku LCI do të thotë Life Cycle Impulse (Impulsi i Ciklit të Jetës) ose mënyra e BMW-së për të thënë një ridizajnim – u shfaq në Twitter në një video të shkurtër shtatë sekondash duke treguar një surprizë të madhe dhe duke njoftuar ardhjen e saj të afërt.

Javën e kaluar, u raportua një thashethem se X5 2024 do të debutojë më 7 shkurt dhe kjo video ngacmuese e parë e modelit nxit spekulimet, transmeton Telegrafi.

Ndonëse nuk mund të vërejmë shumë nga SUV-i luksoz, megjithëse një gjë na bie në sy që në fillim – X5 i ridizajnuar do të marrë një grilë të ndriçuar, e cila ka gjasa të jetë një shtesë opsionale.

Ky tipar dizajni nuk ishte i disponueshëm për X5 para-ridizajnimit, megjithëse nuk është i ri në gamën e SUV-ve të BMW-së pasi X6 tashmë e ka. /Telegrafi/