Site icon Telegrafi

BMW X4 me ndryshime që ia shtojnë fuqitë (Foto)

Duket sikur X4 nuk ka kaluar shumë kohë në palestër, prandaj i duhet të zhvillohet edhe më shumë

Me të prezantuar modelin X3 M, kompania gjermane nuk ka humbur kohë dhe ka sjellë ndryshimet që do t’i ketë X4 i ri, transmeton Telegrafi.

Në versionin e ri, përfshihen shumë pjesë karboni, sistem i ri pezullimi, si dhe detaje të reja në enterier. Rezultati është një BMW X4, që duket sikur ka kaluar më shumë kohë në palestër.

Për dallim nga modeli aktual, modeli i ri është shumë më i ulët, që e bën të duket shumë më sportiv. Aerodinamika i është rritur shumë këtij modeli, pasi i janë vënë hapësira më të mëdha në pjesën e përparme, si dhe i është rrafshuar tavani.

Derisa X4 nuk prodhonte më shumë se 261 kuaj fuqi, ndryshimet e reja ia kanë shtuar fuqitë versionit të ri, në gjithsej 310 kuaj fuqi.

Nuk janë bërë të ditura çmimet e modelit X4, që mund të porositet edhe më 370 kuaj fuqi, që besohet të jetë më e lirë se BMW X4 M. /Telegrafi/

Exit mobile version