Telegrafi

BMW tregon precizitetin e M2, duke thyer rekord në lojën e shpimit të tullumbaceve (Video)

Prodhuesi gjerman BMW, ka bërë të ditur para një kohe, se ka arritur një rekord të ri dhe mediat kanë dhënë spekulime të ndryshme, se ku mund të jetë arritur, transmeton Telegrafi.

Mendohej se është shënuar ndonjë arritje shpejtësi në pistë garash, por kemi të bëjmë me një testim në pistë të mbyllur dhe me shumë kthesa.

Që të tregohet se sa i saktë është M2 dhe lëvizë vetëm me precizitet, në mes të pistët janë vendosur tullumbace të shumta.

Gjatë simulimit që është bërë në një depo në Britani të Madhe, laseri i vënë në mes të BMW-së, i ka shpërthyer 63 balona brenda 60 sekondave.

Kjo lojë që është bërë më herët nga valltarët, pritet të provohet edhe nga prodhues të tjerë, që do të provojnë t’ia rrëzojnë rekordin, që është mjaft i vështirë. /Telegrafi/