Site icon Telegrafi

BMW tregon enterierin e veçantë të iNext (Foto)

Shfaqet për herë të parë, brendësia e këtij SUV elektrik

Në fillim të muajit, u shpërndanë fotografi që e tregonin enterierin e rivalit të makinave Tesla, nga kompania BMW, që pritet të quhet i5, transmeton Telegrafi. Meqenëse ishte ende në procesin e testimit, shumica e pjesëve të iNext, ishin të mbuluara me pëlhurë të trashë.

Mirëpo, vërehej mungesa e sistemit të informimit, derisa ekrani tjetër digjital ishte tërësisht jashtë pjesë së përparme. Deri më tani, BMW nuk ka treguar ndonjë detaj të këtij SUV, ndërsa ka shpërndarë së fundmi imazhet, që tregon vetëm disa pjesë nga enterieri.

Imazhi është i errët dhe shfaqë shumë pak, por mjafton të shihet platforma e lakuar, që ka bërë bashkë sistemin e informimit, si dhe pjesën tjetër ku besohet të jetë një ekran i ndjeshëm në prekje.

Domagoj Dukec që është shefi i dizajnit në BMW, ka njoftuar se ekrani i krijuar nga materiali kualitativ, është i kthyer tërësisht nga shoferi. “E tëra është në një sipërfaqe te vetme dhe të lakuar, që zë hapësirë të madhe në pjesën e përparme. Kjo është krijuar, për ta orientuar dhe ndihmuar sa më shumë shoferin” ka thënë Dukec.

Sistemi i veçantë, që edhe te makinat tjera është i ndarë në dy pjesë, pritet të jetë më i avancuari që është instaluar ndonjëherë. Madje, ekrani do të shihet vetëm nga shoferi dhe të fshihet prej pasagjerëve, duke lënë të kuptohet se në ekran do të shfaqen edhe detaje, nga pajisjet personale të shoferit.

Ky ekran, është në mesin e shumë risive teknologjike të BMW iNext, që pritet të hyjë në prodhim më 2021. Niveli i autonomisë në këtë SUV, do të jetë 600 kilometra, ndërsa do të ketë nivelin e tretë të vet vozitjes. /Telegrafi/

Exit mobile version