Site icon Telegrafi

BMW tentoi të tallet me rivalin kryesor për Halloween, por përgjigja e Mercedes-it “e mbylli debatin”

Kur bëni një shaka në kurriz të një rivali kryesor, duhet të keni shumë kujdes – mund të gjendeni në një “pozicion pa kthim”.

Kjo është dëshmuar edhe nga një shaka ndërmjet dy rivalëve, prodhues të automobilave, BMW dhe Daimler (Mercedes), përcjell Telegrafi.

Dhe ata që më së miri e dinë këtë, tanimë janë ekipi i mediave sociale i BMW – pas një “shkëmbimi talljesh” me kolegët e tyre në Daimler.

BMW i filloi gjërat me një cicërimë në 10:55 AM, duke dashur të tallen me Mercedes.

“Tani çdo makinë mund të vishet si superheroi i saj i preferuar”, ishte shkruar në një postim në Twitter të BMW.

Por përgjigja e Daimler AG, nuk ishte shumë e vonshme, rreth 11:39 dhe madje as nuk përdorën ndonjë fotografi.

“Shumë e bukur, @BMWUSA. Ky është një kostum me të vërtetë i frikshëm!”, ishte përgjigja nga Daimler AG.

Kjo deklaratë e thjeshtë “e mbylli debatin”.

Më pas, një mori reagimesh humori shpërthyen në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Exit mobile version