Rivalin e Tesla Model 3, BMW do ta prezantojë në Geneva Motor Show
Shumë prodhues të makinave, kanë nisur të tregojnë se çfarë do të prezantojnë në Geneva Motor Show, derisa BMW ka qëndruar e qetë, pa treguan asgjë, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, tani ka nisur të tregoi interesin për këtë aktivitet, ku do të shfaqet me një numër modelesh, për të cilat nuk është thënë ende asgjë.
Në një video të shkurtër në Instagram, BMW shfaqi siluetën e makinës që do ta prezanojë së shpejti, që është koncepti i modelit i4.
Ashtu sikurse edhe pritej, është një makinë e cila do të mbushet me rrymë, me të cilën do ta rivalizojë Tesla Model 3, që deri më tani është treguar shumë i fuqishëm.
Ky është i pari Groun Tourer i BMW që mbushet me rrymë, ndërsa megjithëse nuk shfaqet të tërësi, duket se është elegant dhe ka dukje shumë të mirë. /Telegrafi/