Site icon Telegrafi

BMW prezanton Serie 8 për 2022

Prodhuesi bavarez i veturave – BMW është rifreskuar me tri modele të Serie 8, që për herë të parë debutuan në vitin 2018, e pas më shumë se tre vite ka ardhur koha për rifreskim.

Me ridizajnim është “prekur” e tërë gama e Serie 8 – pra Coupe, Kabriolet dhe Gran Coupe, e më pak ndryshime janë vërejtur si nga brenda ashtu edhe jashtë, transmeton Telegrafi.

Është ridizajnuar maska e përparme dhe elementet vertikale në të. Në ofertë sa i përket ngjyrave të karrocerisë janë: Skyscraper Grey metalik, San Remo Green metalik, Portimao Blue metalik, BMË Individual Frozen Tanzanite Blue metalik dhe Frozen Pure Grey, e blerësit do të kenë në dispozicion dy versione të fellneve të aluminit.

Ndryshimi më i madh në kabinë do të jetë instrument tabela ku deri më tani ishte ekrani digjital 10,2-inç që u zëvendësua me 12,3. Modelet M850i xDrive Coupe, Kabriolet dhe Gran Coupe kanë disa risi tjera siç janë retrovizorët e jashtëm M të dizajnuar enkas për BMW M8.

Opsioni i ri M Sport Package Professional është i qasshëm për M850i xDrive Coupe, që përfshin frenat me ngjyrë të zezë dhe të kuqe, rrjetën e zezë në maskë, spojlein e zi dhe farët Shadowline.

Kjo kompani njëherit po feston 50-vjetorin e ekzistencës së BMW M GmhH, e logoja e re na rikujton logon e parë që prodhuesi gjerman e përdori në veturën sportive të prodhuar në vitin 1973.

Në anën tjetër, M8 më nuk do të shitet, por në ofertë do të mbetet M8 Competition. Ky model përfshin ndryshime të vogla, siç është rasti në versionin standard të versionit Serie 8, por që ruan pjesën e përparme që është më agresive.

Kur bëhet fjalë për motorin, nuk ka ndryshuar ku në kulmin e ofertës së Serie 8 mbetet ai me 4.4 litra twin-turbo V8 me 625 kuaj-fuqi. Fuqia motorike bartet në të katër rrotat falë ndërruesit automatike me tetë shpejtësi. /Telegrafi/

Exit mobile version