Telegrafi

BMW premton risi befasuese në panairin që zhvillohet gjatë muajit shtator (Foto)

Edicioni më i ri i Frankfurt Motor Show që zhvillohet gjatë muajit që vjen, do të jetë shumë i rëndësishëm për prodhuesin gjerman BMW.

E tëra që dihet është se do të prezantohet modeli ri M5, si dhe detaje nga i8 Roadster, transmeton Telegrafi.

“Do të ketë risi befasuese që janë shumë të mira”, thuhet në një raport të lëshuar nga kompania, ku nuk thuhet asgjë më shumë.

Por, njohësit e automobilizmit, dyshojnë kjo ka të bëjë me strategjinë e BMW-së për makinën elektrike, apo edhe modeli i shumëpërfolur 3 Series.

Kjo makinë elektrike që mund të lëvizë për 400 kilometra me një mbushje, pritet të lansohet si rivale e Tesla Motor 3, që kalon 50 kilometra më pak me vetëm një mbushje. /Telegrafi/