Së bashku me ngjashmëritë tjera, kjo makinë pritet të quhet përafërsisht njëjtë me modelin nga Tesla
Megjithëse nuk do të lansohet para vitit 2021, deri më tani janë bërë përgatitje të mëdha për iNext, që mund të prezantohet zyrtarisht në Los Angeles Auto Show, në fund të këtij muaji, transmeton Telegrafi.
Derisa po pritet që të konfirmohet ky prezantim, si dhe të dhëna tjera rreth këtij modeli, mënyra se si do të quhet, është ende e paqartë.
Pasi që iNext, nuk pritet të mbetet sepse kjo makinë është shumë e rëndësishme për BMW, nevojitet të quhet me një emër që e dallon shumë nga të tjerët dhe që mbahet në mend. Bimmerpost ka gjetur burime të besueshme, që bëjnë të ditur se kjo makinë që mbushet me rryme do të quhet iX.
Në këtë formë, shihet se BMW po e përgatitë rivalin e Tesla Model X, që edhe pritet ta quajë njëjtë, apo me ngjashmëri të madhe. Kjo makinë, do të rivalizojë direkt edhe me Audi e-tron dhe Mercedes-Benz EQC.
Që rivaliteti të jetë sa më i fuqishëm, BMW iX pritet të ketë autonomi deri në 700 kilometra, derisa autonomia e Tesla Model X është 523 kilometra. /Telegrafi/