Site icon Telegrafi

BMW planifikon “të fusë në dietë” modelin 8 Series Gran Coupe duke i ndryshuar kulmin

Kulmi me metalin me M Carbon, që zëvendëson panelin e xhamit, thuhet se do t’ia reduktojë peshën 8 Series

Në BMW 8 Series Coupe, mund të ketë shumë gjëra të mira, si stilin, dizajnin apo shpejtësinë e lartë, mirëpo me 1,930 kilogramë, është një makinë shumë e rëndë, transmeton Telegrafi. Kjo e bënë që të jetë sa dy herë Mazda MX-5 Miata, por ka mundësi të bëhet diçka që të lehtësohet në peshë.

Si pjesë e këtij ndryshimi, është punuar në largimin e panelit të xhamit që ndodhet sipër dhe zëvendësimin e tij me një metal të lehtë, të përbërë nga fibrat e karbonit.

Ende nuk dihet se sa peshon shtresa e metalit M Carbon, apo sa është më e lehtë se paneli i zakonshëm i xhamit. Por, besohet se ka të bëjë më shumë me atë se ku vendoset pesha, më rëndë pikërisht aty ku është e nevojshme.

Instalimi i kulmeve me metale të lehta me fibra karboni, për atë që duhet se është “futje në dietë” nuk është e re për BMË, që i ka aplikuar edhe në modele tjera. Me kulmin shumë më të lehtë, largohet mundësia e rrotullimit të veturës në kthesa, apo të rrotullohet në rast të ndonjë frenimi të fuqishëm.

Së bashku me këtë opsion, BMW 8 Series Gran coupe, mund të porositet edhe me kapakët e pasqyrave anësore, grilli i përparmë dhe dy anësorë, si dhe pjesë tjera, të gjitha nga materiale e lehta. /Telegrafi/

Exit mobile version