Site icon Telegrafi

BMW njofton ndalimin e prodhimit të X4

Kur BMW prezantoi gjeneratën e dytë X2 vitin e kaluar, filluan edhe pyetjet nëse X4 ka një të ardhme në linjën gjithnjë e më të mbushur me modele.

Epo, tani dihet një përgjigje – marka do të ndalojë prodhimin e X4.

Zyrtarët e kompanisë kanë njoftuar se tashmë rivali i Mercedes GLC Coupe nuk do të jetojë për të parë një gjeneratë tjetër, përcjell Telegrafi.

BMW shpjegoi se nuk ka më vend në formacionin për X4 tani që X2 është rritur.

Edhe hendeku i çmimeve midis të dy modeleve është ngushtuar ndjeshëm, kështu që nuk ka kuptim të mbahen të dy në formacion.

Nëse keni nevojë për një tjetër veturë pasi X4 të largohet, marka luksoze gjermane thotë se X3 e re e “zëvendëson atë.

Megjithatë, prodhuesi nuk thotë se kur synon të përfundojë prodhimin e X4. /Telegrafi/

Exit mobile version