Kompania BMW është duke e punuar një veturë V8, teksa ka kërkuar ndihmë nga McLaren për disa ndryshime.
Kjo super-makinë që do të punohet nga këta prodhues prestigjiozë, pritet të shfaqet para publikut pas dy vitesh në Frankfurt.
Suspensioni, sistemi i rrotave dhe i frenimit, do të jetë i përpunuar mes të dy llojeve të veturave, transmeton Telegrafi.
Megjithëse do të ruhen tiparet dalluese, modeli final do të ketë motive nga të dy kompanitë.
Mësohet se ky model ende i paemëruar, do të jetë i nivelit të Lamborghinit, Ferrarit dhe Aston Martinit.
Pos se do të kushtojë mbi 200 mijë euro, nuk jepen të dhëna shtesë rreth këtij modeli. /Telegrafi/