Telegrafi

BMW ndërton motor të ri për ‘225d Coupe’

Kompania BMW në muajin korrik do të fillojë të ndërtojë një motor të ri për modelin Coupe 225d, bëjnë të ditur mediat.

Modeli 225d Coupe pritet të ketë motor të ri 2.0-litër, i cili do të zëvendësojë motorin aktual me të njëjtin vëllim, transmeton Koha.net.

Ky motor katërcilindërsh do të ketë teknologjinë ‘tëin-turbo’, të kombinuar me marshin automatik ZF me tetë shpejtësi.

Fuqia e këtij motori gjithashtu do të rritet, nga 218 kuaj fuqi sa ka tani në 224 kuaj fuqi.

Siç është raportuar nga këto burime, përshpejtimi nga 0 deri në 100 kilometra në orë do të jetë i njëjtë, por shpenzimi mesatar i karburantit do të jetë më pak se 4.5-litra në 100 km.