Vetura e njëjtë mund të përdoret si kupe, apo edhe me tavan të hapur
Deri më tani, e kemi ditur përafërsisht se si do të duket M8 dhe M8 Competition, meqenëse BMW nuk ka mundur ta mbante sekret sa duhet, transmeton Telegrafi.
Tani e mësuam se kompania gjermane, do të rivalizojë me makinat Mercedes, me anë të këtyre modeleve me mundësi t’ju hapen tavanet, në në dy versionet.
Megjithëse i kanë motorët e njëjtë me 4.4 litra, M8 prodhon 600 kuaj fuqi, derisa M8 Competition 25 njësi më shumë.
Sistemi i shtuar i aerodinamikës, ka mundësuar që BMW M8 të arrij nga zero deri në 100 kilometra në orë për 3.2 sekonda, derisa M8 Competition për një sekondë më shpejtë.
Versioni më i lirë i M8 do të kushtojë 133 mijë dollarë, deris M8 Competition fillon nga 156 mijë dollarë, ndërsa pritet që BMW t’i prezantojë zyrtarisht në fund të muajit. /Telegrafi/