Telegrafi

BMW M5 shitet për 700 mijë dollarë (Foto)

Në ankandin Barret Jackson në SHBA është shitur ‘BMW M5 30th Anniversary’ i fundit, edhe atë me çmim prej 700 mijë dollarësh.

Blerësi është Rick Hendrick, pronar i ekipit NASCAR, i cili në koleksionin e vet tashmë ka mbi 200 automobila.

Ky M5 do të përfundojë në muzeun e tij në Karolinën Veriore, menjëherë pas modelit hibrid i8, përcjell Koha.

Hendrick më herë ka qenë i njohur me blerje të shumë automjeteve në ankande e në mesin e tyre ka blerë edhe të parin C7 Stingray Corvette (me çmim një milion dollarë), pastaj të parin C7 Corvette convertible ( po ashtu një milion dollarë), të parin Z06 Stingray Coupe (po ashtu një milion dollarë) dhe të parin ZL1 Camaro (250 mijë dollarë). /Telegrafi/