Telegrafi

BMW M5 Competition kthehet në makinë policie, e gatshme për aksion

Forcat policore australiane, e kanë një makinë shumë të fuqishme për terren

Shumë shtete kanë super-vetura, që i kanë përshtatur për nevojat policore, në mesin e të cilave një W Motors Lykan HyperSport i afro katër milionë eurove në Abu Dhabi, disa Lamborghini Huracan në Itali, derisa në Shtetet e Bashkuara janë disa Dodge Charger, transmeton Telegrafi. Tani e kemi edhe një BMW M5 Competitor, që shërben për nevojat policore në Australi.

Me ditat e vëna sipër dhe më shumë hapësira për futjen e ajrit, kjo BMW është kthyer në makinë policie, që është e gatshme për aksion, derisa është destinuar për ndjekje në autostrada në Victoria.

Derisa një M5 Competition i zakonshëm nuk kalon mbi 250 kilometra në orë, versioni i modifikuar mund të arrijë mbi 300 kilometra në orë.

Në anën tjetër, çmimi fillestar për një BMW M5 Competition fillon nga 98 mijë euro, policia australiane ka investuar 143 mijë euro. /Telegrafi/