Modeli M4 është parë në tërësi, ndërsa vërehen edhe detajet e pjesës së përparme
Vetëm disa ditë pas prezantimit zyrtar të BMW 4 Series, u shfaq papritmas dhe shumë më herët se që pritej edhe modeli M4, transmeton Telegrafi.
Kjo makinë është parë në tërësi, pa asnjë shtresë kamuflazhi, me vetëm disa shirita ngjitë në pjesë të caktuara. Ashtu siç pritej, pjesa e përparme dominohet nga grilli gjigant, që ka hapësira të errëta të ndara në zona horizontale.
Nimmer Post i ka siguruar imazhet e rrjedhura, ku kjo makinë shihet në ngjyra të ndryshme, ndërsa të gjitha linjat mbesin të njëjta, që tregon se bëhet fjalë për një version të vetëm.
Në përgjithësi ngjanë me 4 Series, vetëm se në M4 grilli ka sfond të errët, derisa e njëjta ngjyrë është edhe te hapësirat për ajrosje.
Dritat horizontale dhe shumë të ngushta, si dhe rrotat gjigante me ngjyrë të zezë, janë dy pjesë tjera që shihen te kjo makinë e re.
Kapaciteti i kësaj makine, pritet të jetë mbi 500 kuaj fuqi, ndërsa ofron përformancë të lartë dhe stil shumë të mirë. /Telegrafi/