Vetura e re BMW M4 Coupe është një bishë e vërtetë, mirëpo nga kompania Lightweight kanë vendosur që t’i shtojnë edhe disa fuqi shtesë.
Kompania gjermane për tuning ka intervenuar te automjeti i ri i prodhuesit bavarez duke bërë që produkti i dalë në fund të plotësojë edhe dëshirat më ekstreme të të varurve nga shpejtësia.
Motori 3 l me gjashtë cilindra në versionin serik të М4 Coupe zhvillon fuqi maksimale prej 431 КF (317 kW) dhe moment rrotullimi prej 550 Nm.
Mirëpo, pas trajtimit që i është bërë në garazh e Lightweight, vetura tash prodhon 520 КF (382 kW) dhe moment rrotullimi prej 650 Nm.
Modifikimet janë bërë në instalimin e softuerit të ri të motorit dhe në sistemin e ri shkarkimit të ndërtuar nga titani.
Çmimi i këtij “produkti të përpunuar” është 89.000 euro. /Telegrafi/