Telegrafi

BMW M3 u pa duke shpejtuar në rrugë, iu dëgjua edhe zhurma e fuqishme që lëshonte motori

Vetëm se grilli gjigant, kishte shtresa të mëdha kamuflazhi

I bazuar në BMW 3 Series, modeli i ri M3 pa dyshim është ndër makinat që priten më së shumti gjatë këtij viti, transmeton Telegrafi.

Model aktual i M3, ka nivel të konsiderueshëm të përformancës dhe shkathtësisë, por që me kalimin e kohës e ka humbur, shkaku i konkurrencës së lartë.

Por, këtë nivel pritet që M3 ta rikthejë, pasi është duke u testuar një version i ri, që duket shumë i egër dhe i shkathtë.

Në rrugët e Kalifornisë së Shteteve të Bashkuara, u pa një BMW M3 i ri derisa po shpejtonte, ndërsa iu dëgjua edhe zhurma e fuqishme që lëshonte motori, që besohet të ketë 473 kuaj fuqi.

Ky është kapaciteti i motorit që ka X3 M, motorin e së cilit do ta ketë edhe M3, duke i mundësuar që shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, ta zë për 4.1 sekonda.

Dukja e jashtme, duket se nuk ndryshon shumë prej modelit aktual, por grilli i BMW M3 të ri ka përmasa gjigante, por ishte i mbuluar në tërësi. /Telegrafi/