Site icon Telegrafi

BMW M3 është parë me një grill masiv, të njëjtë sikur X7 dhe 7 Series

Modeli M3 do të pësojë ndryshim në dukje, si dhe të jetë shumë më i fuqishëm

Në Frankfurt Motor Show, e kemi parë BMW Concept 4, që ka dallime të dukshme nga modelet tjera, derisa grilli është shumë më masiv, transmeton Telegrafi. Ky është grilli i njëjtë sikur të X7 dhe 7 Series, që do të jetë edhe në 4 Series, M3 dhe M4.

Derisa konceptet dallojnë prej produktit final, duket se BMW dëshiron t’i kënaqë klientët dhe të prodhojë makinë që ngjajnë sa më shumë me konceptet që janë shumë të pëlqyeshme.

Kështu do të ndodhë edhe me M3, që është parë duke u testuar në Nurburgring të Gjermanisë, që kishte shtresa të mëdha kamuflazhi, por grilli i shfaqej në të tërësi.

Pjesa e përparme, që kishte shumë shtresa kamuflazhi, dukej se kishte linja të ngjashme me BMW M3 të tanishëm, ndërsa dritat LED shumë më të holla.

Brenda pritet të ketë motorin e njëjtë me 3.0 litra që prodhon 473 kuaj fuqi, ndërsa kur të lansohet më 2020 të ketë edhe teknologji të lartë, për vozitje më të mirë. /Telegrafi/

Exit mobile version