Model me mundësi të mëdha vet vozitëse
Kanë kaluar vetëm pesë vjet, që kur është lansuar i8 dhe që tani, BMW po e konsideron të vjetëruar dhe ka sjellë një model të ri për ta zëvendësuar, transmeton Telegrafi.
Në fakt, në botën e makinave elektrike, teknologjia ndryshon gjatë tërë kohës dhe pajisjet që janë përdorur në i8, nuk duket sikur janë të kohës, në krahasim me pajisjet e fundit.
Për këtë arsye, BMW e ka sjellë M NEXT që është një makinë tërësisht e re, ku është përdorur teknologji e lartë, që të përshtatet me nevojat e makinave moderne.
Meqenëse sistemi i vet vozitjes, është ndër gjërat kryesore të makinave moderne, është punuar që NEXT të ketë nivel sa më të lartë autonomie, me sa më pak angazhim të shoferit.
Kjo makinë që është ende si koncept, thuhet se do t’i ketë deri në 600 kuaj fuqi, duke mundësuar që shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë, ta zë për 3.0 sekonda, derisa ka shpejtësi maksimale deri në 300 kilometra në orë.
Sikurse Vision iNEXT, ashtu edhe BMW M NEXT mund të lansohet më 2023, si model i vitit 2021 apo ndonjë datë tjetër. /Telegrafi/