Gjenerata re e X6, është model i vitit 2020, që vjen si kombinim mes kupesë dhe makinës SUV
Megjithëse është më i ulët se paraardhësi, BMW X6 i ri është më i gjerë dhe i gjatë, duke ofruar brendi me hapësirë shumë më të madhe, transmeton Telegrafi.
Dritat LED i ka të njëjta me ato të 8 Series, derisa tavani është me një panel xhami, që ofron pamje panoramike. Sikurse X7, e ka të njëjtin ekran me 12.3 inç, derisa sistemi i dritave është standard.
Varësisht nga kërkesa, këtij modeli të lansuar tani, mund t’i vendoset motori me 335 kuaj fuqi, apo tjetra që prodhon 33 njësi më shumë.
Në këtë formë, shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, mund ta zë për 5.2 apo 5.3 sekonda. Ofrohet edhe me motorin që ka 523 kuaj fuqi, që i mundëson shpejtësi deri në 100 kilometra në orë, për 4.1 sekonda.
Nëse i vendosen rrotat speciale, mund të arrijë shpejtësi maksimale deri në 250 kilometra në orë, ndërsa pa to, nuk arrin më shumë se 210 kilometra në orë.
Kur të del në shitje gjatë muajit nëntor, BMW X6 mund të blihet me çmimin bazë prej 57 mijë eurosh, apo me tërë opsionet që kushton 75 mijë euro. /Telegrafi/