Telegrafi

BMW ka zbuluar detajet e para të veturës së re: M5 CS po vjen së shpejti

BMW më në fund ka lëshuar informacionin e parë zyrtar në lidhje me M5 CS të ri.

Njeriu i parë i departamentit M, Markus Flasch, paraqet personalisht një model të ri, premiera e të cilit është planifikuar për muajin tjetër, transmeton Telegrafi.

Siç tregon video, M5 Competition sjell një dizajn të ri të grilës së përparme me një shkëlqim të artë, dhe gjithashtu ka drita të verdha dhe rrota të veçanta aliazh.

Pas tyre janë frenat e karbonit me ‘calipers’ pikturuar me të kuqe. Thjesht për të zgjuar imagjinatën.

Dhe ndërsa pamja e kabinës ende nuk ofrohet, dihet që 4.4 V8 twin-turbo do të japë deri në 635 kuaj fuqi.

Në 3.3 sekonda arrin shpejtësinë nga 0 deri në 100 km / orë dhe ka shpejtësi maksimale mbi 305 km / orë. /Telegrafi/