Telegrafi

BMW ka shitur një milion vetura elektrike

BMW ka shitur automjetin e saj të një miliontë elektrik (EV) – duke përfshirë automjete thjesht elektrike dhe hibride – dhe planifikon të arrijë dy milionë shitje të automjeteve thjesht elektrike deri në vitin 2025, tha prodhuesi gjerman i makinave.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, rreth 70 për qind e automjeteve elektrike (EV) të shitura deri më tani ishin hibride, tha anëtari i bordit Pieter Nota, duke shtuar se kompania besonte se modelet hibride do të vazhdonin të luanin një rol të rëndësishëm veçanërisht për klientët pa akses të lehtë në karikues.

Vazhdimi i modernizimit të makinave me djegie fosile ishte një tjetër hap i rëndësishëm drejt bërjes së industrisë më të qëndrueshme, ai tha: “Vetëm atëherë mund të bëjmë një ndryshim në bazën e klientëve”.

Prodhuesi i makinave synon që të paktën 50 për qind e shitjeve globale të jenë plotësisht elektrike deri në vitin 2030, por ka përsëritur në shumë raste se mungesa e infrastrukturës së karikimit ishte një pengesë kryesore për marrjen më të shpejtë të automjeteve elektrike nga konsumatorët. /Telegrafi/