Bavarezët kanë ekspozuar tërësisht prototipin e kamufluar të provës së modelit i7 me energji elektrike këtë herë ndaj borës dhe temperaturave të ulëta në Evropën veriore.
BMW është duke testuar intensivisht modelin luksoz elektrik i7 i cili së bashku me gjeneratën e re të Serisë 7, duhet të prezantohet vitin e ardhshëm dhe do të jetë përgjigja bavareze ndaj versionit elektrik të Mercedesit të S-Class EQS.
Fotot tregojnë se bavarezët po kryejnë testimet e fundit të modelit elektrik në veri të Suedisë, ku ekipi testues i BMW zbulon se shumë komponentë të i7 po përballen me borën dhe temperaturat e ulëta afër Arktikut.
Në Mynih thonë se në kushtet e përmendura (të akullta) inxhinierët e BMW-së dhe drejtuesit e veturës i kanë kushtuar vëmendje të veçantë punës së motorit, frenave, sistemit integral të lëvizjes dhe kontrollit, si dhe shumë vëmendje i është kushtuar baterisë.
Përveç edicionit të prodhimit të modelit i7 me energji elektrike, i cili do të ketë rreth 650 kuaj fuqi, BMW duhet të prezantojë edhe modelet e prodhimit XM, M4 CSL dhe M3 Touring vitin e ardhshëm. /Telegrafi/