Site icon Telegrafi

BMW ka nisur të bëjë ndryshimet e domosdoshme në 5 Series

Ndryshimet e duhura, besohet se do ia mundësonin rritjen e shitjeve

Prej se është lansuar BMW 5 Series nuk ka qenë një makinë me dukje të mirë, megjithëse ishte e fuqishme dhe plotësonte shumicën e nevojave në vozitje, transmeton Telegrafi.

Shitjet në treg, nuk treguan rezultatet aq të larta, meqë blerësit dëshirojnë edhe një makinë me pamje të mirë dhe të përshtatshme. Andaj, kompania gjermane, është bindur që të fillojë ndryshimet e domosdoshme në këtë model.

Reporterët që merren me makinat e reja, e kanë parë BMW 5 Series tesksa testohej me shtresa kamuflazhi dhe nuk vërehen ndryshimet e domosdoshme që i ka kryer, megjithatë, nuk pritet të jenë të mëdha.

Dritat LED vërehet që janë të reja dhe më ndryshe, pjesa e përparme më e fryrë dhe grilli më i madh. Mbetet të shihet, se kur do të arrijë BMW 5 Series, me dukje shumë më të mirë. /Telegrafi/

Exit mobile version