Site icon Telegrafi

BMW i3 befason për të mirë, zgjeron për 30 për qind kapacitetin e baterisë (Foto)

Ishte thënë se do të ketë përmirësime, por nuk pritej se bateria do zgjerohet për 30 për qind

Kohëve të fundit, ishte thënë se i3 do kthehet me ndryshime të lehta në dukje, si dhe në sistemin e baterisë, transmeton Telegrafi.

Derisa i3 i kaluar kishte baterinë 33 kWh, i riu që vjen vitin e ardhshëm do t’i ketë 42.2 kWh.

Kjo nënkupton se me një mbushje, i3 mund të lëvizë për 246 kilometra, për dallim prej gjeneratës së kaluar që nuk kalonte më shumë se 185 kilometra.

Zyrtarë nga BMW, kanë thënë se nuk është rritur bateria, por është intervenuar në sistemin e punës, duke e rritur daljen për 30 për qind.

Modeli bazë do të ketë motorin që prodhon 170 kuajfuqi, duke bërë që prej zeros deri në 100 kilometra në orë të arrijë për 7.2 sekonda.

Më i fuqishëm është i3s që prodhon 181 kuajfuqi, ndërsa të njëjtën rrugë e kalon për 6.8 sekonda.

Për të mbushur plotësisht baterinë, i nevojitet shatë orë, ndërsa nëse e ka opsionin e mbushjes së shpejtë, i nevojiten një orë e gjysmë më pak.

Deri më tani, dihet se BMW i3 2019 do të hyjë në prodhim gjatë nëntorit të këtij vitit, por nuk thuhet kur do të lansohet dhe sa do të kushtojë. /Telegrafi/

Exit mobile version