Site icon Telegrafi

BMW goditi pjesën e pasme të YouTuber-it të famshëm që po ngiste Bugatti

Po, edhe një aksident i vogël me veturë mund të jetë shumë stresues, e dinë të gjithë ata që e kanë provuar atë. Dhe tani imagjinoni të njëjtën gjë me Bugatti.

Thjesht dhemb. Dhe kjo është pikërisht ajo që ndodhi në Angli, ku shoferi i një BMW Z4 goditi pjesën e pasme të një Bugatti.

Dëmtimi i BMW nuk është i vogël, ndërsa pjesa e pasme e Bugatti ishte dëmtuar.

E keni marrë me mend, kur bëhet fjalë për Bugatti një riparim i tillë nuk është i lirë, transmeton Telegrafi.

Dhe i pafati i Bugattit është Youtuberi i famshëm Lord Aleem.

Nuk dihet nëse ai ishte pas timonit sepse ky Chiron ofrohet nga kompania e tij Platinum Executive Travel dhe ofrohet me qira.

Çmimi është rreth 40 mijë euro në ditë, ka mësuar DriveTribe.

Është e vështirë të thuash se kush do ta ketë më të vështirë në periudhën e ardhshme, shoferi i BMW-së i cili me siguri do të kontaktohet nga kompania e sigurimeve, ose shoferi i Bugatti i cili do të duhet të informojë pronarin se ai ka dëmtuar veturën e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version