Site icon Telegrafi

BMW futet me shpejtësi në një kthesë, u ndal nga anësoret në rrugë

Drejtuesit e Mustang zakonisht janë përgjegjës për marrëzi të tilla, por edhe drejtuesit e BMW-së gjithashtu dinë të bëjnë gjëra të tilla.

Si në raste të panumërta të mëparshme, shkaku i aksidentit ishte një tubim i dashamirëve të makinave.

Realisht, shoferët të cilët nuk mund të përmbahen janë rregullisht fajtorë për problemet, dhe nëse kësaj i shtoni mungesën e përvojës, nervozizmit dhe fuqisë së madhe të makinës, bëhet e qartë pse tubime të tilla përfundojnë rregullisht në aksidente trafiku, transmeton Telegrafi.

Dhe shpesh edhe kur mbledhja ka mbaruar. Kështu ishte në këtë rast kur pjesëmarrësit u larguan nga ngjarja. Pasi McLaren 570S dhe Nissan GT-R u larguan me një përshpejtim të mirë, një BMW M3 nxitoi.

Padyshim që shoferi i BMW dëshironte të largohej nga mbledhja me stil, duke kryer një manovër që do të mbahet mend.

Në një farë mënyre, ai pati sukses sepse përpjekja e tij për të kaluar nëpër kthesë përfundoi në buzë të rrugës. BMW goditi anësoret e rrugës, dhe vetëm falë shpejtësisë së saj të ulët përfundoi më mirë.

Pasojat e aksidentit janë të vështira për t’u vlerësuar, por është mjaft e sigurt që të paktën dy rrota ishin dëmtuar rëndë. Ashtu si krenaria e shoferit. /Telegrafi/

BMW M3 loses it and smacks curb leaving San Jose Car meet from r/IdiotsInCars

Exit mobile version