BMW Serie 3 ka sjell një dizajn më agresiv pas katër viteve kur për herë të parë u prezantua kjo “bishë” gjermane – duke bërë edhe një dizajn më elegant dhe enterier tejet modern, por gjithmonë duke mbajtur motorin e njëjtë.
Ndryshimet vizuele janë suptile, por japin një pamje më agresive dhe një dizajn gjeometrik, transmeton Telegrafi.
Aty janë edhe fellnet 18-inç, e në treg do të jetë i disponueshëm më ngjyrën e veçantë hiri e njohur si Skyscraper.
Në brendësi gjendet ekrani i ri prej 12.3-inç por edhe një tjetër për 14.9-inç i infotainment.
Ajo çfarë e karakterizon brendësinë edhe mungesa e butonave – pasi tani gjithçka po kryhet përmes ekranit të ndjeshëm në prekje. /Telegrafi/