Prodhuesi gjerman BMW, ka kryer të gjitha përgatitjet për modelin e ri Z4, që do të lansohet zyrtarisht më 2019.
Ende nuk janë bërë të ditura detajet, por janë prezantuar fotografitë që e tregojnë nga afër veturën sportive që ka mundësi t’i hapet tavani, transmeton Telegrafi.
Zyrtarët e kompanisë deklaruan se kanë mësuar nga paraardhësi Z3, por nuk i kanë bërë të ditura detajet se çfarë do të ndryshohet.
Dizajni i ri, pesha e lehtë dhe mundësitë e mëdha teknologjike, pritet të jenë risitë kryesore nga makina nga linja Z e prodhimit.
Ky model nga BMW pritet të jetë rivali kryesor i Toyota Supra që lansohet në po të njëjtën periudhë kohore. /Telegrafi/