Telegrafi

BMW e vë në testime të ashpra modelin e parë X7 (Video)

Fuqi për rrugë dhe terrene të vështira, megjithatë X7 duhet t’i nënshtrohet ndëshkimit të para prodhimit

Kanë kaluar dy dekada që kur BMW e lansoi modelin e parë të X5, si crossoverin e parë, transmeton Telegrafi.

Prej atëherë, kemi pasur shumë makina të njëjta, me madhësi dhe forma të ndryshuara lehtë.

Tani, është gati ta lansojë një shumë më të madh, ndërsa videoja e shpërndarë, tregon se është në fazën e testimit.

Sikur edhe prodhuesit e tjerë, njëjtë ka vepruar edhe BMW që e ka vënë në testim në temperatura të ndryshme, prej ftohtësive ekstreme, deri te nxehtësitë përvëluese, si dhe prej rrugëve të hapura deri në ato të ngjeshura urbane.

Megjithëse do të vozitet më së shumti në rrugë të zakonshme, BMW X7 duhet të jetë i aftë për të lëvizur nëpër të gjitha hapësirat, teksa me anë të këtyre simulimeve po bëhen përgaditjet, që gjithçka të jetë në rregull para se të hyjë në prodhim.

Pos fuqive dhe luksit të lartë, BMW X7 do të jetë në gjendje të rivalizojë me Rolls-Royce Cullinan dhe Mercedes-Bens GLS-Class. /Telegrafi/