Pronari i paemëruar i një makine Jeep, nuk ka mundur të durojë dhe e ka shtyrë një BMW, që kishte zënë dy vende parkimi.
Vetura luksoze ishte ndaluar sipër vijës ndarëse, megjithëse aty kishte edhe shumë vende të lira.
Filmimi i postuar më poshtë, e tregon makinën e lartë dhe të fuqishme, teksa e largon nga vendi dhe e vendos si duhet, mirëpo në derë i lë një dëmtim të konsiderueshëm.
Në anën tjetër, ky shofer është kritikuar për veprimin e tij, meqë ka shkaktuar dëme, në vend se t’i njoftonte forcat e rendit. /Telegrafi/
https://youtu.be/67CphtIqL2Q