Site icon Telegrafi

BMW dhe Mercedes investojnë mbi një miliard dollarë për ta mposhtur Uber (Foto)

Janë rivalë të përbetuar, që i ka bërë bashkë një investim i rëndësishëm

Brendet luksoze gjermane BMW dhe Mercedes, kanë histori të gjatë rivaliteti, që shitjet e vitit të kaluara i kishin thuajse të njëjta, ndërsa dallim nuk pritet të bëjë as vitit 2019, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, kompanitë janë bashkuar në një projekt të veçantë, që pritet të jetë një epokë e re në fushën e transportit. Kjo nënkupton se do të ndryshojnë mënyrën e shfrytëzimit të përbashkët të transportit, sistemin e dhënies me qira të veturave, mbushjes dhe vozitjes autonome.

Daimler është kompania që i ka në pronësi BMW dhe Mercedes, që njoftoi për këtë bashkëpunim gjatë vitit të kaluar, ndërsa së fundmi bëri të ditur se do të investojë 1.13 miliardë dollarë, për “qarkullim të qëndrueshëm për klientët”. Me këtë investim enorm, pretendohet të mposhtet në këtë lojë, kompania e fuqishme Uber.

“Kemi krijuar rrjet të fortë prodhimi, andaj do ta ngrenë në një nivel më të lartë sistemin e transportit. Me investimin e këtyre parave dhe angazhimin e 14 brende më të mirë të transportit, do ta finalizojmë këtë projekt me sukses” ka thënë Dieter Zetsche, udhëheqësi kryesor në Daimler.

Sipas tij, me 60 milionë klientët aktual, ky projekt pritet të ketë sukses të menjëhershëm, në shumë aspekte të qarkullimit përfshirë vozitjen e përbashkët, parkimin, mbushjen dhe shërbimet e ndryshme gjatë vozitjes.

Njohësit e automobilizmit, konsiderojnë se BMW dhe Mercedes po bashkohen në projektin që do të sjellë makina elektrike, që janë shumë ekologjike, mund të shfrytëzohen prej një grupi personave dhe janë të lidhura mes vete në shumë aspekte.

Të integruar pritet të kenë edhe nivelet e ulëta për vetë vozitjes, ndërsa mund të hynë dhe ta dalin vet prej parkingu. /Telegrafi/

Exit mobile version