Telegrafi

BMW, Audi e Mercedes blejnë navigacionin HERE të Nokias

Kompania Nokia ka njoftuar se ka kompletuar shitjen e sistemit të navigacionit “HERE” te BMW, Audi dhe Mercedes.

Përmes një komunikate është bërë e ditur se nga kjo marrëveshje të ardhurat do të jenë rreth 2.55 miliardë euro, transmeton koha.net.

Nokia vitin e kaluar ka shitur biznesin e telefonave, që dikur dominonte në botë, kompanisë së teknologjisë Microsoft, ndërsa tani ajo si shtyllë kryesore ka pajisjet e rrjeteve të telefonit dhe patentat.

Në fillim të kësaj jave mbajtësit e aksioneve të kësaj kompanie kanë aprovuar blerjen e të gjitha aksioneve të rrjetit rival Alcatel-Lucent për 15.6 miliardë euro, ndërsa pritet të që kjo marrëveshje të mbyllet gjatë javës së ardhshme.