Format e gjëra dhe grillin gjigant, BMW 7 Series e ka shfaqur teksa po testohej në pistën e Nurburgringut
Megjithëse është lansuar më 2015, ky BMW 7 Series do të pësojë ndryshime të dukshme, transmeton Telegrafi.
Spiunët e automobilizmit, e kanë kapur teksa testohej në pistën më të njohur gjermane, ndërsa kishte një grill gjigant me ndarje vertikale, të huazuar nga vëllai i madh X7 SUV. Megjithëse ishte shtresa për kamuflazh, nuk mund të fshiheshin ndryshimet në drita dhe përfundimet sportive.
Në pjesën e pasme, dallimet nga paraardhësi janë të mëdha, por mund të ketë edhe ndonjë intervenim të papritshme.
Përgjithësisht, pamja e re i ngjason modelit X7, vetëm se ka forma më të gjëra, në mënyrë që të rivalizojë me Range Rover. Sipas një burimi të afërt me BMW, modeli 7 Series do të hyjë në prodhim gjatë marsit të vitit që vjen, andaj presim që prezantimi zyrtar të jetë diku nga fundi i vitit. /Telegrafi/